Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur sot në kryesinë, të cilën kryetari Lulzim Basha e mblodhi pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha në 9 shtator mori vendimin e duhur, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por mënyra ishte e gabuar.
Deputeti ka deklaruar se demokratet sonte janë kokulur sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë. “Nuk e di nëse jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar ndër të tjera Gjekmarkaj.
Teksa foli edhe me nota kritike, Gjekmarkaj shtroi disa pyetje: “Pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje? Sali Berisha ditën e pare pat 30 mbështetës! Sot mijëra”
“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një me te bashkuar një PD të madhe apo ënde një me të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për ketë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, cdo mundësi për te shmangur ketë drame ne te cilën eshte PD ! Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicen apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me një grup te vogël dhe ne na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjike.
Por di qe demokratet sonte janë kokulur sepse e shohin partine e tyre me të përçare se kurrë! Ndëshkimi ështe i lehte por se di ne është i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne mënyrën e gabuar! Partitë nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe. Nje parti e merr vete pergjiqesine para historise, ne do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar cdo rruge cdo interes personal qe kjo parti ti shpetoje goditjes !
Une kam mbajte qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese ska rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem qe po zvoglohemi. Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes! Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhe, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje kuvend ne pak dite per tju imponuar shoqerise?”, është shprehur deputeti i PD-së.