Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i Selisë Blu Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.
Duke iu referuar burimeve nga selia blu mësohet se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.
Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës, duke nisur kështu një tur takimesh më rrethe.
Pasi Berisha kulmoi “Foltoren” e tij me Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, duket se edhe Basha po bën të njëjtën gjë, duke takuar antarësinë demokrate. Kjo, vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve, një periudhë ku nuk ka shumë aktivitete politike për shkak të atmosferës festive.