Akuzave të deputetit Luzim Basha, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i është përgjigjur shkurtimit me një frazë që zbërthen në tërësi karakterin e ish-kryetarit të PD.
Ja çfarë shkruan Berisha në publikimin e tij në faqen zyrtare në Facebook:
“Burri ka vertet 1 jete me u korit por besprerit nuk i dalin as 10 jete te behet burre!”.
Dita e sotme ka qenë mjaft e ngarkuar me zhvillime në PD. Pak pas mesdite Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD- së zhvilluan një mbledhje në selinë blu, teksa pasdite Basha dha një konference të gjatë për mediat.