I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD. Lulzim Basha ka folur për protestën e opozitës dhe zgjedhjen e kryeprokurores së Përkohshme.
Basha tha se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar takim për t’u marrë vesh për kryeprokuroren, por nuk ka pranuar, pasi sipas tij nuk mund të bëhet pazar.
“Sepse Partia Demokratike nuk mund të zgjedhë kryeprokurorin me një pazar dhe aq më pak me një njeri që interesi i vetëm është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit”- tha Lulzim Basha.