Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mësohet se ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim prej 90 minutash, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Takimi është zhvilluar në selinë blu. Sikundër mësohet palët kanë rënë dakord që LSI të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.
Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.