Ne fakt ishte lehtesisht e parashikueshme! Nje kryeminister me nje kanal privat televiziv ne Facebook, madje te emertuar “ERTV”/EDI RAMA TELEVIZION nuk kishte asnje mundesi tjeter pervec “shpikjes” se nje tjeter engletisje, kete here me emrin e madh “bashkeqeverisja me qytetaret”.
Perpara nje plateje dhe shkalleve te Pallatit Olimpik ne Tirane, shefi i qeverise ka prezantuar platformen e asaj qe gjate gjithe fushates e cilesoi “bashkaqeverisja me qytetaret”. Natyrishtm, salla e ketij pallati sporti eshte mbushur me individe te ftuar me ftesa nominale. Madje, sipas informacioneve qe ShkodraWeb ka, nuk eshte para shume ngjyra e partise. Nje ftese nominale per shembull, ka patur edhe prefekti aktual i Shkodres, Paulin Radovani, perfaqesues i LSI-se ne kete post. Ka shkruar apo jo Radovani, kjo eshte ceshtje tjeter.
Termi vertete joshes “bashkeqeverisja me qytetaret” eshte reduktuar thjesht ne nje faqe interneti, ne nje portal, ashtu sic ne Shqiperi tashme jane me mijera. Por ndryshe nga portalet e tjera qe per shkak te mungeses se fondeve, kane staf te reduktuar njerezish, per kete portal do te paguhen 50 njerez, “te zgjedhur” nga 800 qe aplikuan.
Si do te funksionoje realisht “bashkeqeverisja me qytetaret”? Fillimisht, cdo individ duhet te rregjistrohet, por jo si ne Facebook tha kryeministri. Kjo do te thote, se nje individ duhet te provoje se ekziston realisht dhe te jape dokumentet e nevojshme per ta vertetuar. Pra, te dhenat personale. Natyrisht, nese ka sukses, do te krijohet nje baze e madhe te dhenash, e cila ne cdo moment eshte ne dispozicion te qeverise. Ju kujtohen rastet e SMS-ve qe ne kohe fushatash arrijne ne shume nga celularet e Shqiptareve dhe habitemi nga e kane marre numrin? Tani, do te jete zyrtare.
Sic e tha kryeministri i vendit, mjafton te kesh akses ne internet, deshire dhe te jesh i pergjegjshem per tu bere pjese e “bashkeqeverisjes”. Ne fakt, edhe Facebook, te cilin Rama mbase po synon ka eklipsoje me nje “Facebook Shqiptaro- Qeveritar”, ka si limit moshe si aplikacion nga 13 deri ne 65 vjec. Nga ky segment moshor ne Shqiperi, aksesi ne internet eshte shume i ulet, sidomos po kalove mbi 50 vjec. Kesaj i duhet shtuar edhe mungesa e internetit apo cilesise se tij ne shume zona te vendit. Qe ketu, “bashkeqeverisja” nis te caloje. Sespe segmenti i “bashkeqeverisesve” eshte shume i shkurter dhe vec kesaj, lidhur me pergjegjshmerine qe kerkon kryeministri Rama, ka shume gjasa qe te mungoje. Qofte edhe per shkak te padijenise se mjaftueshme per te shfrytezuar faqen e internetit te vene ne dispozicion nga qeveria.
Qytetareve “bashkeqeverises”, pas regjistrimit, u lihet ne dore te therrasin ne “interpelance virtuale” kryeministrin e ministrat. Ne fakt, eshte nje levizje e zgjuar per te bere “sus” edhe opoziten e vertete, ate qe qeveria e ka perballe ne Kuvend fizikisht. Nga ana tjeter, qytetaret nga natyra nuk jane te prirur te kritikojne haptas kur jane te identifikuar por edhe grupi i 50- te te punesuarve pas ketij portali qeveritar, nuk kane shume interes te mos e mbajne mire me kryeministrin dhe ministrat. Mund te realizohen interpelanca virtuale, por temat…i zgjedh pikerisht ky grup te punesuarish dhe qe sipas gjasave, do te komandohen nga Drejtoria e Informacionit ne kryeministri.
Mesazhi tjeter i rendesishem i kryeministrit lidhet me “bashkeqeverisesit”, te cileve Rama u ka kerkuar te postojne kritikat e ndryshme per qeverine apo segmente te ndryshme qeveritare. Pra, “bilbilave” qe gezojne edhe mbrojtje ligjore tashme, u ka kerkuar te fryjne sa here te duan ne kete portal. Me disa “fryrje” bilbilash apo perzgjedhje elektronike “te kujdesshme” te 50-te “spartaneve” pas portalit qeveritar, mund “te fluturoje” kushdo, nga minister e poshte.
Para zgjedhjeve te vitit 2013 por edhe pak jave pas tyre, kryeministri Rama premtoi konkurset per pranimin ne pune ne administraten e re. Te pakten ne Shkoder, kjo “metodologji” nuk u respektua. Kriteri i vetem ishte kontributi i dhene ne zgjedhje, ne vite apo lidhjet me deputetet e ministrat e ndryshem me peshe ne mazhorance. Sivjet u kalua ne “bashkeqeverisje me qytetaret” per ti mbyllur gojen aleateve apo ish- te tille. Me keq se para 4 viteve, sot as nuk premtohet konkurs, thjeshte po behen disa shpallje publike per vende vakante, ku ne prapaskene po luajne serish “militantet politike”, qe pas disa muajve do te rezultojne “me te miret” e konkurseve dhe do ulen ne karrike pushteti. “Bashkeqeverisja me qytetaret” u katandis si “kokoshi ne nje thele”, ne nje faqe interneti- nje portal, nje triumf i virtuales. Por gjithsesi, nje te mire e ka edhe kjo “gjetje” e fundit. Qytetaret mund “te shfryjne” hallet e gezimet ne nje portal te vetem qeveritar dhe nga ana tjeter, kryeministri do ti shpetoje pyetje- pergjigjeve edhe te sikletshme ne Facebook.
Ne fund, nje keshille miqesore, qe mbase do te sjelle edhe nje fare “vetefinancimi” te portalit. Hapni edhe disa profile ne rrjetet sociale si Facebook, Twitter, G+ etj. Nga klikimet e qytetareve mund te nxirret nje pjese e parave qe ne shqiptareve do na duhet te paguajme per te mbajtur ne kembe per disa vite “lodren argetuese” me te re te kryeministrit, i cili tashme mund te konsiderohet totalisht virtual. Pas komunikimit audio- video ne ERTV, tashme mund te komunikoje edhe me nje portal totalisht te vetin. Mbase do ti duhet te mbyll, per ceshtje audience, edhe ndonje portal qe deri me tani ka qene i tij…jo zyrtarisht kuptohet. /ShkodraWeb/