Për herë të parë, gazetarja Dasara Karaiskaj ka folur në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mbi arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian.
Gazetarja pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.
“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.
Ndërsa sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do ishte familja.
“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, -tha Karaiskaj.