Bashkia Malësi e Madhe hap dyert për praktikantët. Ditën e sotme, është nënshkruar një marrëveshje në mes Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe kësaj bashkie për praktikën 6 mujore të 7 studentëve të sapo diplomuar në bachelor.
7 praktikantet, të gjitha vajza. janë pritur në zyrën e tij nga kryebashkiaku Tonin Marinaj. Ai u ka uruar mirëseardhjen praktikanteve ndërsa u ka dhënë disa informacione lidhur me punën në Bashkinë Malësi e Madhe.
Sipas programit për nxitjen e punësimit, i cili tashmë po realizohet çdo vit, për 6 muaj, 7 vajzat e sapo diplomuara do të punësohen në sektorë të ndryshëm të bashkisë për një periudhë 6 mujore.
Ky program financohet nga AKPA dhe synon afrimin e të rinjve me tregun e punës si dhe aftësimin e tyre në sektorë të rëndësishëm publikë. 7 vajzat janë të gjitha nga Malësia e Madhe, duke dhënë edhe shembullin e duhur në përkrahje jo vetëm të të rinjve por edhe gjininë femërore.