Bashkia Malësi e Madhe, si çdo vit, ka përkujtuar ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiç. Sot, është festuar 112 vjetori i kësaj dite, teksa shumë e konsiderojnë event që i parapriu Shpalljes së Pavarësisë më 1912.
Në ceremoninë dhe aktivitetin artistik të organizuar, ishin të pranishëm autoritete vendore, banorë nga dy anët e kufirit me Malin e Zi, drejtues institucionesh etj. Në mënyrë simbolike, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka ngritur flamurin kombëtar.
Aktiviteti ka vijuar me fjalimet e përshëndetjet e rastit si dhe një program të shkurtër artistik. Ndërsa kryebashkiaku Marinaj e ka përcjellë eventin në rrjete sociale me disa foto, shoqëruar edhe me komentin:
“Krenar për historinë e lavdishme të Malësisë së Madhe dhe heronjve tanë, të cilët me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë së Kombit Shqiptar. Lavdi Kryengritjes së Malësisë dhe heroit të popullit Ded Gjon Luli.”.