“Festa e Reçit” është një traditë e konsolidusr prej dekadash në Malësinë e Madhe. Para vitit 1990, kjo festë organizohej me të gjithë pompozitetin e kohës, me pjesëmarrje edhe nga Shkodra, kryesieht nxënësve studentë por edhe autoritete vendore e nga Tirana në shumë raste.
Bashkia e Malësisë së Madhe jo vetëm ka ruajtur traditën por tashmë e ka kthyer në një festë të madhe përbashkuese përmes argëtimit dhe aktiviteteve kulturore. “Festa e Reçit”, dikur një ngjarje me sfond politik, sot është një event mbarëpopullor.
Sivjet eventi do të zhvillohet me 29 gusht në orën 11.00. Përveç emrave të njohur të zonës, Bashkia Malësi e Madhe ka angazhuar edhe emra të njohur të muzikës e artit, duke krijuar një ansambël që premton argëtim për të pranishmit. /ShkodraWeb/