Ndigjova shum lajme sot (dje) që kishte ardh’ Edi Rama në Shkodër për t’ inspektu’ punimet e t’ ashtqujtunit by-pass të Shkodrës dhe si gjithmonë kishte hedh baltë mbi atë projekt. Projekt i fillum në 2011 i cili teknikisht kishte probleme por politikisht ishte korrekt.
Mbas 2013 u kthy edhe teknikisht edhe politikisht me probleme sepse duhej të perfundonte në 2014. Si gjithmonë hedh baltë mbi bashkinë e cila ka problemet e veta por që shumë nga këto probleme vijnë nga ai vetë. Ti thotë dikush që dhe ka miratu në Planin e Përgjithshëm Vendor një tjetër opsion për By-Pass të cilin e ka miratu edhe ai vetë.
Ndërkohë ARRSH vazhdon hedh para pa fund (pastron paratë e firmave të ndërtimit) tek ky i ashtequajtuni by-pass që asht nji gangren e qytetit e kthyme në venddepozitim mbetjesh si pasojë e mos përfundimit të tij. Natyrisht që jo e gjithë masa e njerzve të cilës ti i flet e kuptojnë kët që ti pushtetin vendor e përdor si zgjatim të pushtetit tand të cilin e kontrollon me fuqinë e lekut.
Dikujt ja hap rubinetin e dikend e len pa gja. By-passi i Shkodrës asht mishërimi i vizionit tand për Shkodrën dhe për Shqipërine e Veriut. /Nga Imeldi SOKOLI, ekspert territori në Co-PLAN Institute for Habitat Development/