Analiza e Performancës së Qeverisjes Vendore për vitin 2022, realizuar nga Ministria e Financave. Bashkia Shkodër vlerësohet me performancë shumë të mirë financiare në raportin e hartuar nga Minstria e Financave për vitin 2022.
Edhe në vitin 2021 Bashkia Shkoder është vlersuar si ekselente në menaxhimin e financave publike. Çdo vit, Bashkia Shkodër është vlerësuar me çmimet e para nga insitucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, për administrimin e mirë, efiçient dhe me transparencë, për vendimarrje të konsultuar dhe gjithpërfshirëse, për zhvillimin e praktikave inovative në administrimin vendor.
Bashkia Shkodër, pati një performancë shumë të mirë në mbledhjen e të ardhurave të veta, me një menaxhim efikas dhe me rezultate konkrete në shërbim të shkodranëve. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës/