Gjatë ditës së djeshme, 03.07.2023 Policia Bashkiake ka vepruar në rrugën “Edit Durham” duke bërë të mundur lirim e trotuareve dhe hapsirave të zëna përgjatë këtij segmenti rrugorë.
Gjatë punës të shërbimeve në terren janë marrë gjithsej 10 masa administrative, 5 masa administrative për zënie të hapësirës publike me vlerë 38.000 lek, 5 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë me vlerë 5000 lek.
Gjithashtu janë lënë edhe 18 akt-kontrolle subjekteve të ndryshme në vijim të planit të punës.
Ndërkohë në Zyrën me 1 Ndalesë janë kryer 10 aplikime për shfrytëzim hapësire publike, 1 për shitës ambulant dhe 3 aplikime për parkimi.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e qytetarëve që po ndikon pozitivisht në dhënien e rezultateve të shpejta, Bashkia Shkodër përsëritë apelin ndaj subjekteve dhe individëve që t’i lirojnë vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë abuzive, në rast të kundërt institucionet përgjegjëse do të veprojnë me forcën e ligjit.