Dega e Partisë Demokratike Vau Dejës paraqet rastin konkret me konviktin e shkollës profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat. Nga administrimi i qeverisjes për periudhen 2015-2019 numri i punonjësve në këtë institucion ka qenë 11 punonjës dhe në momentet që ne flasim duam të denoncojme rritjen për efekt elektoral në 16 punonjes.
Për më tepër Bashkia Vau Dejës abuzon dhe me numrin e konviktorëve në këte konvikt ku sipas tyre numri i të regjistruarve është 45 por e vërteta është ndryshe pasi unë vete si ish- punonjës në atë konvikt e di fare mirë se numri i te akomoduarve aty nuk shkon as 30 persona .
div class=”video-container” style=”text-align: justify;”>
Siç shihet qartë numri i konviktorëve është në rënie ndërsa numri i të punesuarve eshte rritur. Taksapaguesit në drejtimin e qeverisjes tonë kane paguar per nje muaj paga punonjesish 498.200 leke . Aktualisht taksapaguesve u eshte rritur shpenzimi duke shkuar ne shumën 633.40 lekë për një muaj.
Me pak fjalë me një vezhgim te cekët shohim diferencën e rreth 136.110 lekëve ne muaj. Abuzimet nuk njohin kufij ne këtë institucion ku kemi një numer te konsiderueshem te punëtoreve qe punojne ne ate institucion pa arsimimin perkates, gjithashtu duke u emëruar në fuksione te tjera dhe duke ushtruar të tjera detyra . Thënë ndryshe në konviktin “Ndre Mjeda” punëtori i mirëmbajtjes dhe kuzhinierja punojnë kujdestare, ndërsa ndihmës kuzhinierja punon sanitare.
Gjithashtu jane të punësuar dhe marrin paga persona të cilet nuk shihen asnjë dite te vetme në vendin e punes . Për me tepër Bashkia Vau Dejës nuk është mjaftuar me kaq, nga rënia e cilesisë së shërbimit në konvikt për pasojë nje numër i konsiderueshëm i konviktorëve janë larguar nga konvikti dhe atyre u ndalohet marrja e busave që u takon me te drejte ligjore ne baze te ligjit nr15/2017. Dhe keto bursa nuk dihet ne xhepat e kujt përfundojnë.
Nisur nga ky skandal i cili rëndon drejpërsëdrejti taksapaguesit ftojmë prokurorinë që të nise hetimet ndaj peronave pergjegjës dhe të vëjë para pergjegjësise ligjore abuzuesit. /Deklaratë për mediat e degës së PD- së Vau Dejës/