Luiz Ejlli i ka krijuar vetes shumë “armiq” brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, në termat e lojës. Kjo për faktin e lojës që ai vetë po bën, provokimet dhe faktit se është një lojtar i fortë aty brenda.
Luizi e ka vërtetuar që është një njeri shumë i duruar dhe nuk bie pre e provokimeve, por ka treguar gjithashtu se ka një pikë të dobët: Kiara Titon. Nisur nga kjo, dy banoret e “BBV”, Nita Latifi dhe Diola Dosti, duket se kanë nisur të “thurin plane” për të goditur Luizin me pikën e tij më të dobët, Kiarën.
Në një bisedë në orët e vona, dy banoret shihen duke pëshpëritur, teksa Nita shprehet: “E ke parasysh kur do ta prekësh dikë në pikë të dobët? Bashkimi bën fuqinë”
Mbetet për t’u parë se sa do të realizohen planet e tyre.