Banorët e BBVip natën e sotme nuk kanë votuar se kë preferojnë të qendrojë në shtëpi apo të largohet nga ajo si zakonisht gjatë nominimeve në dhomën e rrëfimit.
Arbana ka ftuar banorët të votojnë dy emra që secili mendonte se meritonte apo dëshironte të shkonte në finale. Nga 10 banorët e mbetur, pas votimit, më të preferuarit kanë dalë Luizi dhe Deamishel.
Deri ditën e shtunë, ata do të votohen nga publiku, i cili duhet të zgjedhë banorin e parë që dëshiron të dërgojë në finalen e madhe të 6 majit.
Duke nisur nga e shtuna, BBVip do të vijojë me shpalljen e finalistëve të spektaklit që ka gozhduar shqiptarët brenda e jashtë vendit.