Kristi Aliaj dhe Olta Gixhari kanë krijuar një raport miqësor me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip. Kristi është pozicionuar në grupin e aktores, duke e mbështetur gjatë qëndrimit të tyre aty.
Por një debat mes tyre ka agravuar në përdorimin e fjalëve fyese. Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Olta Gixhari dëgjohet duke i thënë Kristit: “Ta tregoj unë ty”. Ndërsa ky i kthehet: “Ik o k#rvë”, fjalë këto që nuk janë dëgjuar nga aktorja.
Episode të tilla në BBV janë përsëritur shpesh. Kujtojmë që ish-velina Kejvina Kthella qëlloi me shpullë në fytyrë këngëtarin Luiz Ejlli pas një sherri mes tyre në spektakël dhe ajo u përjashtua nga gara.
Ndërsa aktori Amos Zaharia iu drejtua moderatores Kiara Tito me fjalën “putana”, fyerje që nuk u dëgjua nga ajo dhe as i dashuri i saj Luiz Ejlli me të cilin Amos po debatonte në atë moment.