Ka dy ditë që çifti Luiz dhe Kiara, po komentohen jashtë mase në media, rrjete sociale e ku do. Kjo për shkak të dinamikave që po përballen qe dy ditë si cift. Nata e spektaklit të ditës së martë nuk ka qenë e zakonshme për ata si çift.
Duke u nisur nga opinionistet, Arbana dhe banoret, Luizi është pikasur si një ‘dhunues’ në lojën kur ishte përfshirë Kiara, teksa kishte izoluar të lavamani.
Opinjonistja Zhaklin Lekatari, ditën e sotme është kritikuar nga fansat se ka qenë ajo e cila i ka ndarë Luizin e Kiarën, me opinionet e veta të dedikuara specifikisht për ata si çift, ku madje thuhet se kanë qenë produksioni ata që kanë dashur të ndodhë ndarja mes tyre.
Pak më vonë, Luizi i ka kërkuar falje Kiares, por që nuk mjaftojë, sic duket, pasi çifti kanë pasur edhe ditën e sotme probleme me vetë. Në shumicen e rasteve Kiara ka kërkuar hapësirë nga Luizi, derisa ai vendosi edhe ta injorojë.
Së fundi duket se çifti kanë lënë gjithçka prapa krahëve. Ata janë pajtuar dhe duket se kanë arritur një paqe ku çdo shqiptar e kishte pritur tashe disa orë.
“Ne ose do të ecim përpara bashkë, ose do të na ndajnë. Për të na ndarë, nuk na ndajnë dot se duan të tjerët që të marrim një vendim. Unë nuk dua të bëj çfarë më thonë të tjerët. Mund të më thonë shumë këshilla, unë bëj siç e mendoj vetë. Por, kam frikë nga ana tjetër. Duhet ta masësh mirë fjalën, veprimin para se ta bësh herë tjetër. E di dhe kam besim tek kjo gjë. Që ti nuk do të na shohësh më në këtë gjendje”, tha Kiara.
“Sa më lumturon kur m’i thua këto! Unë thjesht kur e mendoj si shkuan ato ditë, nuk e çoj më nëpër mendje. Por, të thashë nuk e kam pasur për ndonjë gjë të keqe. As të të bëj të ndihesh keq, as të vuash, as të të mund. Të kam pjesë timen. Jam tjetër person kur jam afër teje”, u përgjigj Luizi.
Kujtojmë se Kiara ka humbur mbi 30 mije followersa për pak orë, pas zënkës me Luizin.