Kiara ka rrëfyer dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj.
Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për të.
Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha se babai po e pret në oborr.
Por duket se surpriza nuk ishte vetëm për Kiarën, por edhe për Luizin.
Ai gjithashtu ka takuar babain e Kiarës. Luizi shprehu para tij dashurinë për Kiarën plot emocionesh.