Pas reagimit të mëparshëm – ku i kërkonte falje vetëm fansave të Luizit – Kejvina reagoi sërish në rrjete sociale, këtë herë duke iu drejtuar më konkretisht Luizit, të cilit pak ditë më parë i dërgoi një dron brenda shtëpisë.
“Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e më shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’, tek unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë,” shkruan ajo ndër të tjera.
Në vijim, Kejvina shton se “ra pre e një manipulimi, të turpshëm”, por sidoqoftë nuk kërkon të viktimizohet.
“Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem,” shkruan më tej.
“Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që në ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurt që të dy e dimë që do të jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste ‘kryqëzata’ dhe do të vazhdojë edhe më mbrapa.” – lexohet në një tjetër pjesë të deklaratës. Në fund, Kejvina i kërkon falje gjithë publikut.
Kejvina e Big Brother Vip dhe Kejvina e jetes reale.
Sa here me duhet te flas per veten, e bej gjithmone me autoironi dhe kurre asniehere me pompozitet dhe me mendimin e te genit nje njeri i rendesishem. Nuk eshte e rendesishme per mua fama, sesa njerezorja, nuk eshte i rendesishem viraliteti i nje videoje, se sa nje veprim miresie i bere edhe pa e ditur kush, po duke goditur ne zemrat e atyre qe me kuptoine, mirekuptojne dhe keto dite kane gene te shumte. Jo qe nga dalja ime nga BB Vip, por pas furtunes e stuhise qe mu desh te perballoj. Por dua ta nis nga fillimi, kete sqarim per nje teme qe do me shoqeroje gjate ne memorien time dhe ne ate te te gjithe shqipetareve.
Kur mora ftesen per tu bere pjese e shtepise me te famshme dhe me te komentuar ne Shqiperi isha entuziaste. Entuziaste dhe mirenjohese per mundesine qe mu dha, qe ti tregoja njerezve qe do me ndignin nga shtepia 24 ore ne 24, Keivinen e vertete. Ate vajzen e cilter, me batuten gati, buzeqeshjen e madhe dhe fjalen e mire per kedo. Kejvinen e shakave, ate te maskave te fytyres po edhe ate te kuzhines, te eneve e te puneve te perditshme. Ajo qe doja te tregoja dhe e tregova deri diku ne fillim, eshte njeriu solar qe une jam. Por rrugetimi ne BB Vip nuk jane vetem batutat, te qeshurat e lojerat. Aty brenda ka mijera emocione, ka me shume lot sesa shfagen e me shume energji negative sesa duken ne ekranin e vogel te televizorit ne shtepite e gjthe shqiptareve.
E gjate kohes qe Kejvina, nga “Manatia” shoaja e lojerave te Luizit, shnderrohej ne “perbindeshin e dhunshem” te une kaluan disa faza, situata te sikletshme te cilat me mbushen, me fryne, me ndikuan dhe me sollen ne reagimin e tepruar dhe aspak te hijshem, per te cilin kam kerkuar falje dhe do kerkoj falje, pasi une nuk jam rritur ne kete menyre. Familja ime eshte nje familje qe dashurine e ka shtyllen baze te jetes, qe fjalen e mire, perqafimin dhe ndihmen e tjetrit e ka vlere dhe jo detyre. Por, Kejvina, ajo e jetes se perditshme, ka edhe nerva, reagon me ze te larte kunder padrejtesive, e ngre zerin de nuk pranon te behet pale me asnje gje qe ajo nuk e konsideron te drejte.
Kejvina e BB Vip, ra pre e nje manipulimi, te turpshem, por une nuk jam ketu per tu viktimizuar. Jam per te treguar se si ndjehem dhe se si pershkallezoi situata. Big Brother Vip nuk eshte formati i lojes qe me pershtatet mua. E kam kuptuar me vonese ndoshta, por kam qene ende brenda ne shtepi kur kam kerkuar te dal. Une duhet te dilja nga ajo shtepi, sepse vendimi im per tu futur ishte i gabuar. Por per nje gje jam mireniohese dhe kete e them me plot gojen.
Kjo eksperience me mesoi te njoh njerezit e vertete, te njoh miqte nga pseudomiqte, si brenda ashtu edhe iashte shtepise se Big Brother dhe te rritem. Te kuptoj