Përçarja mes miqësisë së Luizit dhe Armaldos ka krijuar kaos në shtëpi (shprehja që përdoret më së shumti në Big Brother).
Kjo ndarje ka lënë tejet të shqetësuar Kiarën e cila ndodhet mes dy zjarreve, miqësisë me Maestron dhe dashurinë me Luizin. Ajo e shprehu mërzinë në kuzhinë duke thënë me zë të lartë se dy njerëzit që do më shumë ndodhen në këtë situatë.
‘Jam shumë e shqetësuar. Kam dy njerëzit që dua më shumë në këtë situatë. Ai nuk ka faj nga ana tjetër, mos e tepro me ofendime… ik tani nuk kam nerva’-i thotë Kiara, Luizit.
Si nisi konflikti mes Maestros dhe Luizit? Armaldo është ndjerë “i ofenduar” dhe “i kërcënuar” nga Luizi, i cili vijon me lojën e tij.
Por, së fundmi Luizi ka vënë re një distancim nga ana e Maestros, i cili sipas këngëtarit është pozicionuar pranë Oltës dhe ka kaluar më shumë kohë me të. Armaldo në biseda të ndryshme me Oltën ka shfaqur revoltën e tij ndaj ofendimeve të Luizit.
Nga ana tjetër, Luizi është përballur me Maestron, në një debat të ashpër mes tyre. Madje, në fund të debatit, Armaldo u shpreh se mund të largohet sot nga shtëpia.