Një zarf i bardhë hyri në shtëpinë e Big Brother, që kishte të bënte me izolimin e Luizit dhe Efit në një dhomë të shtëpisë.
Vëllai i Madh kërkoi që banorët të votonin për nxjerrjen e Efit dhe Luizit nga dhoma, por me një kusht! Që nga çmimi i madh të zbriten 10 mijë euro.
Sapo Bjordi lexoi zarfin, nisën edhe diskutimet e para mes banorëve, ku disa prej tyre e kundërshtuan këtë.
Zarfi i lexuar nga Bjordi u dëgjua edhe nga dy banorët që ndodhen në izolim. Luizi dhe Efi madje dëgjuan edhe reagimin e banorëve lidhur me këtë zgjedhje.
Në fund banorët votuan pro Luizit, i cili u rikthye bashkë me Efin tek të gjithë konkurrentët e tjerë.