Natën e kaluar banorët e BBVip ishin pjesë e një spektakli të organizuar brenda shtëpisë ku ata janë të ngujuar. Të gjithë kishin përgatitur performancat e tyre dhe duhej të ishte vetë publiku që do të shpallte fituesin.
Votimi nisi normalisht dhe Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni, me performancën e tyre, rezultonin më të preferuarit në rrjete sociale, jo vetëm nga “like” por edhe komentet e shikimet e videove.
Për pak minuta, ndodhi çudia apo “mrekullia”. Performanca e Olta Gixharit, nisi të marrë mijëra “like” brenda kam minutave. Nga e gjithë bota, India, Kina e të tjera (atje ku dihet se blihen lehtësisht mbështetësit në rrjete sociale), të gjithë “u çmenden” për përformancën e Oltës.
Kjo ka sjellë që organizatorët e BBVip të ndërhyjnë duke anuluar votimin në rrjete sociale.
“Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për performancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin performancën e tyre të preferuar.”, shkruhet në njoftim.
Kaq ka mjaftuar që mbështetësit e shumtë të Luizit të “shpërthejnë” në akuza e komente kundër BBVip. Sipas tyre, me këtë veprim produksioni po penalizon Luizin, i cili sipas rezultateve të votimit pa ndërhyrë “hakerat”, ishte më i votuari.