Pas puthjes brenda shtëpisë së BBV mes Luizit dhe Kiarës, tezja e nuses Migena Greca ka rrëfyer edhe përjetimet e familjes, motrës së saj.
“E mora motrën (mamin e Kiarës) në telefon dhe i thash “nuk ke turp, nuk na ftove në dasmë”. Motra ime (mami i Kiarës), ishte në punë në atë orë dhe më tha çfarë ka bërë se po më vijnë urime? Të trashëgohet vajza, i thashë” tregoi tezja e Kiarës duke qeshur.
“Ishte shumë e bukur. Të gjithë shqiptarët mezi e kanë pritur këtë puthje. Ka qenë tema e ditës, kur do ta puthë Kiara, Luizin? Çdo njeri që më takonte, këtë më pyeste.
Presion brenda dhe presion jashtë shtëpisë. Kiara ua mbylli gojën të gjithëve. Kiara e ka pasur gjithmonë ëndërr që të bënte një dasmë shumë të madhe. Kiara është tip që preket.
Është e ndjeshme shumë. Edhe ne kemi qarë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnje janë hedhur fishekzjarrë pas puthjes” tha tezja, që më pas vlerësoi Luizin “ka treguar që është shembulli i një mashkulli që cdo femër do të donte ta kishte në krah” tha më tej tezja e Kiarës. Prindërit e Kiarës jetojnë në Itali.
Liesa Haxhiasllani, që është shoqja e ngushtë tha se “Kiara nuk bën asgjë nëse nuk e ndjen. Ndodhi. U duk si fundi i filmave, momenti kur puthet princesha me princin” tha ajo te “Ftesë në 5”.