Top Channel duket se ka ndërmarrë një “sulm” ndaj llogarisë së Luiz Ejllit në Instagram. Fillimisht, u ndryshua emri i llogarisë nga Luiz Ejlli në Ina Ejlli, motra e Kryefjalës së BBVip. Nuk mjaftoi me kaq, shkruan ShkodraWeb.
Ka disa ditë që fansat nuk mund të shohin më foto dhe video nga spektakli BBVip të Luizit apo edhe Kiarës. Nga një sqarim në faqen e administruar nga motra e tij, thuhet se Top Channel i ka kërkuar të fshijë foto dhe video të marra nga spektakli televiziv.
Ndërkohë, në faqe të tjera të ngjashme, siç është ajo e Kiara Tito, foto dhe video nga spektakli vazhdojnë të jenë të aksesueshme si më parë. Kjo mbase lidhet me faktin se faqja e Tito është e certifikuar me “tik” (shenja blu krahas emrit), ndërsa Luizi e ka hapur faqen e tij pas futjes në BBVip dhe ai si personazh, nuk ka mundur ta regjistrojë akoma në emrin e tij në Isntagram.
Por interesant është fakti se pavarësisht “sulmit” nga Top Channel për të drejtën e autorit (copyright), fansat në faqen e Luizit po shtohen. Nga dje, janë shtuar rreth 7 mijë fansa, të cilët vazhdojnë të pyesin pse nuk ka më foto dhe video të Luizit.
Është e qartë se, për arsye që i dinë vetëm ata, produksioni kërkon të zvogëlojë famën e Luizit. Gradualisht, edhe spektakli po ndryshon emrin Luiz Brother VIP Albania nga popullariteti i shkodranit. Rasti më i fundit i dyshimtë, është ai i garës dyshe Olta- Kiara me Kristi- Qetsori, kz këta të fundit, paradoksalisht, dolën më të preferuar nga publiku dhe në nominim kokë më kokë janë Olta me Kiarën.
Po ashtu, ndjeklsit e rregullt konstatojnë se Luizi vetëm e sidomos me Kiarën, del përherë e më rallë edhe në kanalet që transmetojnë nonstop BBVip. Mesa duket, produksioni po përpiqet të eklipsojë Luizin, me gjasë, në favor të Oltës. Arsyet dihen dhe ndjekësit e spektaklit i kanë evidentuar shumë herë.