Një vajzë e re, është tmerruar kur një ditë, e ka ndalur në rrugë një person të cilin ajo nuk e njihte dhe ka filluar ta ngacmojë seksualisht.
Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 09.08.2017, në Yrshek, pranë një restoranti.
Ka qenë shtetësia me inicialet M.M, 22 vjeçe, banuese në Tiranë kallëzon se është ndaluar nga një person i panjohur i cili ka tentuar ta ngacmojë seksualisht. Mesohet se e reja ka deklaruar ne Polici se burri i panjohur i ka kerkuar te kryejne marredhenie seksuale.
Blutë thanë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe se po kqyren kamerat e sigurisë të rrugës dhe bizneseve pranë të cilave ka ndodhur ngjarja./panorama/