Belgjika mund përsëri Anglinë. Nëse në ndeshjen e parë u desh goli i shqiptarit Jonuzaj për të thyer ishullorët, në “finalen e vogël” të Botërorit, belgët e kanë patur më të lehtë. Goli i parë ka ardhur shumë shpejt, në minutën e 4- ët me Munier. Loja e Belgjikës ka qënë mjaft e mirë, e shpejt dhe me raste të shumta, por pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Anglia ishte më e gjallë, por sërish shënuesi më i mirë, nga i cili pritej shumë- Kane, nuk është parë. “Vulën” e fitores Belgjika e vendosi në minutën e 82- të me Hazard, duke dyfishuar fitoren dhe siguruar vendin e tretë të Botërorit apo medaljen e argjendtë. Natyrisht, është një rezultat mjaft i mirë, ndërsa nesër Franca dhe Kroacia do të luajnë 90 minuta për të përcaktuar kampionin e botës për 4 vitet e ardhshme.