Pas përfundimit të ceremonisë së konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe marrjes zyrtare të detyrës nga Benet Beci pas betimit, kryebashkiaku i sapozgjedhur është ngjitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër.
Në zyrë kryebashkiaku Beci është pritur dhe ka qendruar me pararadhësin Bardh Spahia, i cili siç u pa nga transmetimi “live” i mediave, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.
Mësohet se prania e mediave nuk është lejuar në këtë takim të shkurtër, që mund të konsiderohet edhe si faza finale e “kalimit të pushtetit” nga PD- ja tek PS- ja pas rreth 32 viteve por edhe nga Bardh Spahia tek Benet Beci.