Kur tashmë është thuajse fakt që deputeti Benet Beci do të jetë kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë Shkodër, pritet që gjatë këtyre 2 javëve të ketë zyrtarizimin e kandidaturës.
Burime brenda PS Shkodër thonë që do jetë vetë kryeministri Rama, i cili nga metropoli verior do bëjë zyrtare këtë kandidaturë duke garantuar mbështetjen maksimale për Becin.
Ndonëse nuk ka akoma një datë të përcaktuar, nga dita në ditë pritet konformimi i kësaj axhende. Përveç Becit, Rama do të bëjë edhe zyrtarizimin e 4 kandidaturave të tjera për bashkitë e Qarkut Shkodër.