Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Pata kënaqësinë sot të zhvilloja vizitën time të parë si Kryetar i Bashkisë së Shkodrës në Kosovë, e pikërisht në qytetin e Prizrenit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve shqiptare, që historikisht i ka lidhur shumëçka: patriotizmi, traditat, kultura, arti.
I shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, në takimet që patëm me Kryetarin e Komunës z. Shaqir Totaj dhe drejtuesit e tjerë vendorë, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në disa fusha me interesa të përbashkëta, si në ekonomi, turizëm, kulturë e sport si dhe për intensifikimin e takimeve mes palëve me qëllim përgatitjen dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta.