Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço, iu ka dërguar mesazh qytetarëve, për të marrë votën e tyre, për zgjedhjet e 25 prillit.
Në mesazhin e dërguar nga Naço, ai shprehet: “I larguar nga eksperimentet e dështuara politike të LSI, kërkoj mbështetje tuaj për të votuar si kandidat me Nr.4 të Partisë Socialiste”.
Ndërsa, një simpantizant i LSI-së ia ka kthyer përgjigjen “flakë për flakë”, duke i shkruar:
“Meqenëse më ke shkruar dy herë, po të përgjigjem dy herë Jo shoqëruar me dy arsye. Të kam mbështetur disa herë kur ke qenë i pari në lista ndërsa të votoj për të katërtin më ikën vota dëm. 2 Berati nuk ngelet pa dhallë se ngordhi një dhi në Velabisht”.