Përmes një statusi në ‘Facebook’ ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ish- oficer i Krimeve që sipas tij ka drekuar me Moisi Habilaj i arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikut të drogës dhe që është një kushëri i largët i ish- ministrit Saimir Tahiri. Berisha thotë se në foton e publikuar shihet ish- oficeri i krimeve Sokol Bode tashmë i emëruar si shef përgjimesh në Shkodër duke drekuar me Habilajt, ndërsa sipas tij lidhjet e narkotrafikut me policinë janë skandaloze. Ne statusin e tij ne Facebook ish- kryeministri Berisha shkruan: “Ne narkoshtetin e Norieges, narkobandat kane kumbaret e tyre ne pergjimet e policise. Ato na pergjojne ne. Ky eshte narkoshteti! Vetem rrezimi i Norieges dhe narkoshtetit te tij eshte zgjidhja e vetme! Ja se cfare shkruan qytetari dixhital! sb”. /balkanweb/
[democracy id=”4″]