Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën parlamentare të ditës së sotme ku diskutohej projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”, ka dalë nga tema.
Ai ka denoncuar një aferë të madhe korruptive , që sipas shkon deri në 220 mln euro.
“Sot do të paraqes para jush një nga rastet më flagrante, të vjedhjes së 220 mln eurove të vërtetuara. Ju bëj thirrje juve deputetëve socialistë, t’i marrë këto dokumeta dhe të thotë se cilën fjalë mund të justfikojnë,” tha Berisha.
Më pas deputeti demokrat tregoi më konkretisht aferën, duke përmendur edhe emrin e personit që ka fituar nga kjo
“Afera është më plehrë se çdo plehrë e Shqipërisë, në vitin 2015, një kompani ofrohet të ndërtojë djegësin e Elbasanit, me kundërshtim me çdo ligj, kjo qeveri brenda një dite, bëri 9 veprime dhe ja jep tenderit një famozi Klodian Zoto. Ky zotëri në 2016-n e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Këta vjedhin si ujqër të tërbuar, po ku ngopen ata,”tha Berisha.