Për herë të parë pas zgjedhjeve, Sali Berisha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Në mbledhjen po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dala nga zgjedhjet që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit gjatë muajit prill.
Partia Demokratike ka 72 degë, por zgjedhjet nuk u arritën të bëheshin në dy prej tyre atë të degës 12 Tiranë dhe në Malësi të Madhe.
Në fokus të mbledhjes do jetë riorganizimi i strukturave për zgjedhjet vendore të vitit 2023, ku në shtator ‘Rithemelimi’ pritet të zhvillojë primaret për krerët e bashkive që do të kandidojnë.
Një tjetër çështje e diskutimit do të jenë edhe protestat e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër rritjes së çmimeve dhe qeverisë Rama. Berisha i ka paralajmëruar protestat gjatë periudhës së verës.