Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vendosur që të mbajë të mërkurën, datë 29 shtator, në orën 18:00 në Durrës, foltoren e tij të 4-ërt, për një Parti Demokratike, siç thotë ai më të bashkuar.
Kjo është konfirmuar nga vetë ish-kryedemokrati, i cili njofton se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu në Durrës. Ai i bën thirrje demokratëve që të marrin pjesë, pasi vetëm në këtë formë sipas tij do të shpallen fitues.
Postimi i Sali Berishës:
Njoftim!
Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
Kujtojmë se ish-Presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ka ndërmarrë një aksion politik për rikthimin e dinjitetit të PD siç e quan ai.
Në këto takime, ai akuzon se kreu aktual i PD, Lulzim Basha, ka bërë pazare me kryeministrin Edi Rama për përjashtimin e tij. Berisha zotohet se nuk do të ndalet deri sa të mbledhë 1.500 firmat e anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin e PD dhe për të shfuqizuar vendimin e dhënë ndaj tij.