Ish- kryeministri Sali Berisha u vetëdeklarua në Kuvend si përfaqësues i Partisë Demokratike. Kjo, në zbatim të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit që i jep të drejtë çdo deputeti të vetëdeklarohet në fillim të çdo legjislature. Ndërkohë, PD duket se ka marrë tjetër vendim.
Janë bërë publike shkresat zyrtare me firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, depozituar në Kuvend, lidhur me grupet parlamentare të opozit[s dhe përbërjen e tyre në këtë legjislaturë që sapo ka nisur. Siç u tha më herër, opozita do të ketë tre grupe parlamentare, ky dy janë krijuar nga deputetë të PD- së që plotësuan numrin prej 7 deputetësh që nevojitet.
Në total, në shkresën depozituar nga PD- ja konstatohen 58 deputetë, ku Berisha nuk është përfshirë, duke mbetur jashtë tre grupeve parlamentare të opotizitës në Kuvend. Më poshtë, shkresa zyrtare depozituar në Kuvend nga PD- ja me firmën e kryetarit Lulzim Basha.