Paraditen e kësaj të diele, PD ka dalë para mediave për të dhënë opinionin e vet për projektin e hyrjes së Shkodrës. Deklarata është lexuar nga këshilltarja bashkiake demokrate Izmira Ulqinaku Rusi, e cila në një paragraf ka përmendur edhe drejtorij rajonal për Shkodrën të IKMT- së.
“Drejtori i IKMT Emiljano Nika, i larguar për korrupsion nga Tatimet dhe tani i vendosur Drejtor, para 3 ditesh, ka zbarkuar me fadroma duke lene ne qiell te hapur dhjetra biznese, në te cilat kane punuar qindra punonjes sherbimi.”, është lexuar nga Ulqinaku në konferencën për mediat.
Nuk ka vonuar edhe reagimi nga Blediana Osja Nika, këshilltare bashkiake e PS- së në Shkodër dhe bashkëshorte e drejtorit të përmendur nga Ulqinaku. Siç mund edhe ta konstatoni më poshtë, duket se tashmë ka një “përplasje virtuale” më shumë se politike, personale mes dy këshilltareve Ulqinaku Rusi dhe Osja Nika, ku kjo e fundit, shkruan në rrjetet e veta sociale:
LEXONI EDHE: “Për shkak të njollave në CV, janë të detyruar të prononcohen”, Izmira Ulqinaku i përgjigjet koleges socialiste…
Në fakt! Deklaratat e të #vetshkarkuarave, pastaj të #shkarkuara sërish nga vetë elektorati i tyre që karriges së pushtetit i kanë vënë rrota në shërbim të interesave personal të tyre duke e rrethuar Shkodrën më keq në kohë të turkut!
Në fakt thuhet që në kohën që përbetohej herë në emër të “partisë pa emër” dhe herë në emër të “partisë pa vulë”, urdhërat i merrte nëpërmjet partisë në pushtet…(e di mirë Izmira Ulqinaku dhe për çfarë përflitet).
Kujdes me rrotat që i ke vënë karriges se tashmë që Shkodrës po i zgjerohen rrugët dhe po i hiqen barrierat penguese me këtë aftësi drejtuese që të karakterizon besoj që “partia jote” po të shtyn në drejtimin e duhur…
Na paska marrë malli për gratë e vërteta të PD…e në fakt ka pasë shumë. Kanë qënë gra që kanë frymëzuar, jo kësisoj… #pashaKryteVjehrrit.