Pas denoncimit të disa mediave se në treg shiten pije energjike B52 me marka e të falsifikuara është vënë në lëvizje departamenti hetimit tatimor në Shkodër. Paraditen e të mërkurës agjentët e hetimit tatimor kanë zhvilluar një kontroll në kompaninë B.M Shkp me qendër në Koplik e cila importon pije energjike nga kompania Bavaria me qendër në Holandë.
Siç shikohet, në magazinat e B.M Shkp hetimi tatimor ka gjetur me mijëra kanace të pijes energjike 852 e cila është një imitim i markës B52. Firma B.M Shpk prej vitesh është në konflikt me firmën Arseni SHPK për pijen B52 për të cilën janë zhvilluar shumë procese gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë.
Firma B.M Shpk aktualisht ka në treg me 2 marka imituese të B52 që quhen 852 dhe 8S2 të dyja identike me markën B52 që në Shqipëri e zotëron ekskluzivisht kompania Arseni shpk. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare “Arseni shpk” që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kompania holandeze Bavaria.
Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markës B-52 për Shqipërinë duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52.
Bavaria ka hedhur ne treg dy pije energjetike ku ndryshon vetëm një gërmë tek emri, pikërisht 852 dhe 8S2 ndërkohë që pjesa tjetër në kanace mbetet identike. Nga një investigim në terren të realizuar nga mediat një ditë më parë, duket qartë se pijet me markën 852 dhe markën 8S2 janë identike ne B52 tashme te ndaluar dhe krijojnë konfuzion te konsumatorët.
Pas denoncimeve ne media sot grupi hetimor i përbërë nga 12 inspektore ka shkuar që në orën 10.00 të mëngjesit në magazinat e firmës B.M SHPK ku ka gjetur mijëra kanace të pijes energjike gati për ta hedhur ne treg. Po ashtu edhe prokuroria ka nisur hetimet.