Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha numrin zyrtar të pjesëmarrjes në votime të shqiptarëve gjatë ditës së sotme. KQZ thotë se kanë marrë pjesë në votime 771.363 persona ose 21.6% e qytetarëve me të drejtë vote. Publikimi i rezultatit erdhi pas rreth tre orësh. Deri në orën 18:00, KQZ bënte me dije se kishin marrë pjesë në votime 19% e zgjedhësve, ose 671 255 persona.
Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike dha shifrat e saj për pjesëmarrjen në votimet e kësaj të diele. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se pjesëmarrja totale në votimet është 534,528 persona ose 15.2% e votuesve. Shifra është rreth 6% më i ulët e shifrat e KQZ-së. Bardhi bëri me dije për çdo qytet pjesëmarrjen e votuesve.