Ndeshja Vllaznia- Kukesi e cila do te startoje sot ne oren 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet e rendesishme dhe vendimtare per te dy ekipet qe synojne nje vend qe do t’i çonte ne Kupat e Europes.
Si e tille, kjo ndeshje eshte vleresuar edhe nga ana e Sektorit te Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ia ka caktuar drejtimin e saj njeri prej arbitrave me te mire ne vend.
Keshtu, arbiter kryesor ne kete ndeshje do te jete Juxhin Xhaja qe mban stemen e FIFA-s, ndersa anesore do te jene elbasanasi Astrit Mahmuti dhe tiranasi Arber Zalla. Arbiter i katert sakaq eshte caktuar laçiani Klodian Prenga.
Ne sistemin VAR per kete ndeshje do te jete fieraku Kreshnik Cjapi dhe ne AVAR fieraku tjeter Ilir Tartaraj. Vezhgues i arbitrave do te jete Albano Janku ndersa delegat i Federates Lysien Nurishmi.
Shkodranet edhe ne dy ndeshjet e fundit kane patur pretendime per arbitrat si ne ndeshjen ndaj Skenderbeut ashtu edhe ne ate ndaj Dinamos per 11-metersha te padhene dhe shpresojne qe te mos kene probleme edhe sot.