Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë për të fituar vulën e PD-së, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha dje.
Ai ka pohuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Do diskutojmë në mbledhje e forume, por duhet tju njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si ta dërgojmë tek Sadushi, do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, nuk presim asgjë tjetër se aty është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare.
Nuk ka ndodhur që në një vend të lirë të shpallet palë ajo që nuk është palë. Por rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare cështjen kërkon të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit”, ka deklaruar Berisha.