Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama publikoi një foto nga rruga që të çon në Velipojë, duke shkruar për lajmin e mirë sipas tij se në maj rruga turistike, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit do të marrë fytyrë tjetër.
Por në përgjigje të Edi Ramës, ish- kreu i ekzekutivit Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetari i cili shkruan se ka 7 muaj që kanë filluar punimet dhe nuk janë përfunduar më shumë se 500 metër.
Sipas tij nuk është e mundur që kjo rrugë të përfundojë në maj, ashtu siç u shpreh Rama.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu