Pas njëeksperiencë shumët të gjatë mbi dy dekada në qeverisjen vendore, Zef Hila përgatitet të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. Ai është rreshtuar në atë që mund të konsiderohet pjesa e sigurtë e listës së PD- së në Qarkun Shkodër. Pasi është mësuar pozicioni i tij në listë, ai ka falenderuar publikisht me një postim në Facebook PD- në dhe Lulzim Bashën, por më parë banorët e zonës së tij që e kanë mbështetur.
Zef Hila ka qenë kryetar komune dhe bashkie pa ndërprerje, në Barbullush, Bushat e Vau Dejës. Në votimet e 30 qershor 2019, ai nuk u përfshi në zgjedhjet e papranuara nga PD- ja, duke lënë qeverisjen vendore në dorën e Mark Babanit si pasues në Bashkinë Vau Dejës. Tani Hila bëhet gati të futet në Kuvend, si përfaqësues i PD- së.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I ZEF HILËS
Të nderuar banorë të Bashkisë Vau Dejës, mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike,
Sot nisim një rrugëtim të ri së bashku, për të përfaqësuar të gjithë demokratët në Vau Dejës dhe Qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.
Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë banorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që më keni dhënë gjithmonë, në të gjithë rrugëtimin tim politik ndër vite.
Dua të falenderoj strukturat e Partisë Demokratike për propozimet dhe mbështetjen në çdo betejë që kemi bërë së bashku në emër te demokracise dhe te ardhmes tonë në këtë vend.
Falenderim të veçante e të përzemert kam për Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha, Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, për vlerësimin e tij në përzgjedhjen e kanditaturës time, në zgjedhjet parlamentare te 25 Prilliit 2021!
25 Prilli është një betejë dhe sfidë përpara nesh dhe jam i sigurt se do ta fitojmë të gjithë së bashku me bindjen se jemi duke bërë gjënë e duhur në këtë moment per Shqipërine tonë!