Rezart Veleshnja, aktori i “Portokallise” i njohur si Betim Sperdhima, ka marre ne mbrojtje regjisorin Altin Basha, i cili u akuzua nga Julian Deda per shkaterrimin e trupes se ketij spektakli. Ne Facebook Veleshnja shkruan: “Sot mbush 10 vjeç në tv nr 1 në Shqipëri Top Channel! U rrita artistikisht në këtë shpi me prindër të mirë edhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledjo Lako që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë edhe më mësoi hapat e para! Flm të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv tuaj vjen ‘Portokalli’ më lart se kurrë më parë një super skenografi edhe numra surprizë pafund nga Flor Binaj, Ledjo Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi etj, etj”. /ShkodraWeb/