Një burrë 54-vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në Tiranë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij në katin e katërt të një pallati. Dmtimesh e shkaktuara prej rënies nga lartësia i kanë shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se viktima është shtetasi me iniciale A. N., 54 vjeç.
Njofitmi nga Policia e Tiranës:
Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.