Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Me një pjesëmarrje të ulët, votimet u zhvilluan në gjysmën e bashkive pa kandidat alternativ. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre i kanë bojkotuar zgjedhjet, duke kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe në Dibër. Në të gjithë vendin, janë hapur 5417 qendra votimi. Tashmë pritet të KQZ-ja të japë të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime, ndërsa për fituesit nuk priten surpriza. Procesi i votimit ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe ka vijuar përgjithësisht i qetë.