Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mbrëmje në rrugën “Sinan Tafaj” në Tiranë, ku një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Shtetasja me inicialet M.Xh., është nisur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk ka ende informacione lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.