Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Takim me fermerin Gjin Gjoni, në Nënshat të Njësisë Administrative Hajmel, ku puna dhe përkushtimi i tij janë shembull motivimi për secilin prej nesh.
Familja e Gjinit ka 7 anëtarë dhe blegtoria është e vetmja e adhur ekonomike që ka. Ferma e tij ka 80 krerë bagëti të imta, dhe çdo vit kultivon një sipërfaqë prej 10 Ha tokë. Ashtu sikurse shprehet dhe Gjini, nga ana e qeverisë për këto 8 vite nuk ka patur asnjë mbeshtetje!
Si Gjini, ka edhe shumë fermerë të tjerë, të cilët i kam takuar gjatë takimeve me banorë.
Me programin e Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën Kryeministër, çdo fermer dhe blegtor do të subvencionet në masën 100%, sepse blegtoria dhe bujqësia janë prioritet tona si sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës. Do të jepet mbështetje direkte për fermerët, më shumë akses në tregje, ulje taksash për të gjithë ata që punojnë tokën e tyre.