Blindohet Gjykata në Shkodër, ndërsa zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59 vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit. Ai rezultonte i kërkuar nga Interpol Moska. Masat e sigursë janë marrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.
59- vjeçari akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi ndërsa cilësohet edhe si “koka” e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e Gjykatës në Shkodër.