Likuidimi i sotëm i të gjithë korrupsionit kryeministror shqiptar ndër vite dhe bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999, janë krejt e njëjta gjë.
A do të jetë marsi i vitit 2018 i barabartë në thelb me marsin e vitit 1999?
Sigurisht që do të jetë…
Po si mund të përkufizohet shkurt korrupsioni shqiptar?
Është përkufizimi që dhamë më lart: “korrupsioni kryeministror ndër vitë”. Sepse ky ka qenë thelbi apo bërthama e tij.
l.
Nëse duam të bëjmë një paralelizëm historik, duhet të themi se bombardimet e Amerikës kundër Jugosllavisë në mars – maj 1999, janë e njëjta gjë me goditjen vrastare që ajo do t’i japë këtë vit korrupsionit makabër shqiptar.
A mund të kujtohemi pak çaste për marrëveshjen e Rambujesë?
A mund të kujtohemi për pak çaste në lidhje me rezistencën pasionante dhe dritëshkurtër të Milosheviçit kundër marrëveshjes së Rambujesë?
A mund të kujtojmë për pak çaste se çdo të thotë politikë amerikanë kur ajo ka marrë një zotim ndërkombëtar për të luftuar një armik?
Dhe në fund, pasi të kujtojmë këto, që nuk i përmendëm kot, dhe, para se të fillojmë analizën tonë, a nuk jemi sot në një paralele historike me Rambujenë kur flasim për zotimin amerikan kundër korrupsionit të qeveritarëve dhe ish qeveritarëve shqiptate?
Dhe gjithashtu: a nuk ju duket se rezistenca e korrupsionit shqiptar kundrejt politikës amerikane, është një mizë në krahasim me rezistencën e Milosheviçit?
Në funksion të kësaj na duhet të pranojmë se, ajo që qëndron mbi, është zotimi ndërkombëtar i Amerikës kundër një të keqeje shoqërore.
Dhe ju mendoni se Amerika mund të humbasë prestigjin ndërkombëtar për ca hajdutë xhepash në Tiranë që s’kenë sot në dorë asnjë lloj force?!
ll.
Ja pra si vijnë në ngjasim ngjarjet historike, sepse në substancë janë e njëjta gjë: Rambujeja kundër Milosheviçit dje dhe Reforma në Drejtësi kundër korrupsionit në Shqipëri sot , në thelb janë e njëjta politikë. Por vetëm figurat ndryshojnë: kundër Rambujesë ishin dje sërbët; kurse kundër Reformës në Drejtësi është sot i gjithë korrupsioni aktual shqiptar.
Shqiptarët e nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë dhe pse atëherë dominoheshin nga agjentura Serbe.
Sot në Shqipëri Socialistët janë me Reformën, edhe pse nën dhé lideri i tyre Rama bashkëpunon me Berishën kundër Reformës, njëlloj si agjentët e atëhershëm të Serbisë në Kosovë.
Marrëveshja e Rambujesë u nënshkrua në 15 mars 1999 nga shqiptarët. Milosheviçi nuk pranoi, madje, në 22 mars, ai refuzoi edhe përpjekjen e fundit të të dërguarit të Klintonit në Beograd.
Të gjithë shqiptarët tani prisnin të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë, se ky ishte zotimi i politikës amerikane. Por atëherë agjentët e Beogradit në Prishtinë qeshnin me tallje: “janë fjalë boshe”, thoshin ata.
Kurse, në Tiranë, Athina u thosh qeveritarëve socialistë të lidhur me të: kurrë!
Por, në 24 mars të vitit 1990 u bombardua Beogradi.
Pse?
A nuk është e ngjashme kjo me thirrjet me gulçim të mbrojtësve mediatikë të korrupsionit shqiptar që thonë se “Reforma ka vdekur” ; apo kur thonë se “janë fjalë boshe; nuk ka Reformë”?
Njëlloj si atëherë.
Por bombardimet kundër Jugosllavisë filluan në 24 mars 1999.
Të gjithë u trembën në Ballkan.
Politikanët ekstremistë grekë bërtisnin të lebetitur nëpër Europë dhe thoshin: “arvanitasit dhe çamët ortodoksë po na flasin shqip në Greqi se iu iku frika”.
Berisha u fsheh
Nano u zhduk.
Vetëm kryeministri Majko i qëndroi fort marrëveshjes me Uashingtonit, me kurajë të madhe dhe deri në fund.
ll.
Po sot?
Sot jemi përpara Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Kush po e kërkon me zotim ndërkombëtar këtë Reformë ?
Uashingtoni
Kë ka kundër Uashingtoni sot?
Sali Berishën me taborrin e tij të korruptuar, dhe të fshehur, midis tyre, ka edhe Edi Ramën.
Po ky Berisha më i fortë se Milosheviçi është?
Doni të tallen me këtë pyetje! Njëlloj janë jo nga forca, po nga halli, sepse në thelb është i njëjtin hall: rrëzimi nga pushteti; kurse ky yni sot është një i humbur që nuk di se çfarë të quajë forcë.
Tani dihet se Milosheviçi, me bombardime do të rrëzohej e do të shkonte në Hagë .
Po këta tanët?
Këta me forcën amerikane të Reformës, në mars të këtij viti nuk do jenë më në pushtet, por ama, jo, s’ka pse të shkojnë e të gjykohen deri në Hagë, se do të gjykohen këtu nga Gjykata Speciale.
Por në këto çaste i gjithë korrupsioni duket i bashkuar në konspiracion kundër ngritjes së Prokurorisë Speciale; Gjykatës Speciale dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilat sigurisht se për Shqipërinë sot, në një sens historik, janë të barabarta me Rambujenë dhe bombardimet e Jugosllavisë. Prandaj, a ka mundësi që ky bashkim i korrupsionit shqiptar të niveleve të larta ta ndalojë Reformën pikërisht në këtë pikë?
Konspiracioni i sotëm këtë ka si qëllim, por kuptohet se korrupsioni shqiptar e ka pamundësi absolute që ta ndalojë këtë rrjedhë reformiste në Shqipëri çfardo lloj konspiracioni të ketë bërë; dhe çfardo lloj loje politike të luajë.
Pse, a nuk e shihni që i gjithë zhargoni banal i Saliut kundër Ramës është një falsitet?
Historia e kombeve dhe e popujve në kohët moderne na ka mësuar një aksiomë: politika amerikane, po u shpreh ndërkombtarisht kundër një të keqeje, duhet ta shkatërrojë atë sepse në këtë rast interesi i saj përkon me moralitetin ndërkombëtar.
Ky ishte rasti historik i shkatërrimit të Milosheviçit, dhe kështu është edhe sot rasti i shkatërrimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, sepse edhe ky, njëlloj si rasti i Kosovës, është përkimi i interesit amerikan me interesin shqiptar.
Po fati i Edi Ramës si do të jetë në këtë Rambuje të dytë, se ai sot është kreu i maxhorancës?
Edhe Fatos Nanoja në maxhorancë ishte gjatë bombardimeve të Jugosllavisë, dhe ishte kryetar i Partisë Socialiste gjithashtu, po, kryeministër për të vijuar marrëveshjen me Uashingtonin u vendos Pandeli Majkoja.